25 viktima në pak orë në Ukrainë, Putini përgëzon ushtrinë ruse

Bota

25 viktima në pak orë në Ukrainë, Putini përgëzon

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka lavdëruar të dielën forcat e tij, pas pretendimeve se kanë fituar kontrollin e Soledarit dhe pas sulmeve që kanë lënë të vdekur të paktën 25 persona në Dnjipro.

Fitorja në Soledar është parë si sukses nga Moska, pas disa muajve me zmbrapsje ushtarake në fushëbetejë.

“Kemi dinamikë pozitive, gjithçka është duke shkuar sipas planeve tona”, ka thënë Putin të dielën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Shpresoj se luftëtarët tanë do të na gëzojnë sërish”.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka bërë të ditur këtë javë se ka “kompletuar çlirimin” e Soledarit.

Një fitore e tillë do t’iu mundësonte forcave ruse avancim drejt Bahmutit, një tjetër qytet ukrainas për të cilin janë kryer luftime të ashpra.

Ukraina ka hedhur poshtë pretendimet për fitore ruse dhe ka thënë se luftimet në Soledar janë duke vazhduar.

Të dielën, Instituti për Studime të Luftës – me bazë në Shtetet e Bashkuara – ka thënë se “forcat ukrainase ka pak mundësi që janë duke mbajtur pozicionet brenda Soledarit”.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

ME TE LEXUARAT