19 nxënësit e vrarë në shkollën e Teksasit, prindërit i japin lamtumirën e fundit fëmijëve

Bota

19 nxënësit e vrarë në shkollën e Teksasit,

Sulmi me armë në shkollën fillore në Teksas, që i mori jetën 19 nxënësve dhe 2 mësuesve ka tronditur mbarë botën.

Fotot, videot de mesazhet e lamtumirës për viktimat të thyejnë shpirtin.

Prindër që i dërguan fëmijët e tyre në shkollë dhe nuk i panë më, vëllezër e motra që mësuan se nuk do të luanin më me miqtë e tyre më të mirë dhe bashkëshortët që u thanë “punë të mbarë” grave të tyre që punonin si mësuese, nuk prisnin që pas disa orëve do dëgjonin lajmin e keq nuk do të shihnin më kurrë njerëzit e tyre më të dashur, shkruan abcnews.al.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dy djem të moshës 9 dhe 10 vjeç dhe një vajzë 10 vjeçare u identifikuan si fëmijët e parë viktima të masakrës në shkollën fillore në Teksas, ku u vranë gjithsej 19 nxënës të rinj nga 18-vjeçari Salvador Ramos.

Me kalimin e orëve, familjet gradualisht shpallin identitetin e viktimave.

Javier Lopez, një 10-vjeçar në klasën e katërt, është një nga fëmijët e parë që u identifikua.

Nëna e djalit kishte marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të tij pak orë para masakrës, pa e ditur se ishte hera e fundit që do ta shihte fëmijën e saj gjallë.

Një anëtar i familjes ka krijuar një llogari në GoFundMe për të ndihmuar prindërit e tij të mbledhin para për funeralin. Familja kishte mbledhur më shumë se 24,000 dollarë deri të martën mbrëma

Familja e 9-vjeçarit Uziya Garcia tha gjithashtu se ai u vra me armë zjarri.

“Sot është qëlluar nipi im në shkollë”, ka shkruar xhaxhai i tij në Facebook, duke theksuar se vogëlushi është vrarë nga një i çmendur.

Makena Lee Elrond, gjithashtu 10 vjeç, është fëmija i tretë që u identifikua  e vdekur, sipas një miku të familjes.

Pak orë më parë, babai kishte shprehur frikën se vajza e tij e vogël mund të mos ishte gjallë.

Një baba i jep lamtumirën vajzës së tij: “E ëmbla Makena, po prehet në paqe. Zemra ime është thyer.”

Ndërkohë familjet e studentëve të zhdukur vazhdojnë të postojnë foto në rrjetet sociale me shpresën për gjetjen e tyre.

“Dashuria ime e vogël fluturon në qiell”

Fëmija i katërt që u shpall i vdekur është Ameri Joe Garcia.

 Në një mesazh prekës babai i saj ka shkruar se “dashuria e tij e vogël fluturon në qiell”.
“Mos merrni asgjë si të mirëqenë. Përqafoni familjen tuaj. Thuaju atyre se i do,” thotë ai.

Eliana Torres, 10 vjeç, gjithashtu u konfirmua si viktimë në një postim në Facebook. Steven Garcia dhe Jennifer Lugo njoftuan vajza e tyre, Eli, u vra në masakër. Ajo vdiq duke u përpjekur të mbronte studentët e saj

Eva Mireles shkoi në punë dhe nuk u kthye më, bashkëshorti i saj po heton masakrën.

Eva Mireles shkoi në punën që donte dje: ajo ishte mësuese e klasës së katërt në shkollën fillore Rob në qytetin e vogël të Uvalde, Teksas.

Qyteti Ovalde, rreth 130 milje në perëndim të San Antonios, ka rreth 16,000 banorë të përhershëm, gati 80 për qind e të cilëve janë me origjinë nga Amerika Latine, sipas Regjistrimit më të fundit të SHBA.

ME TE LEXUARAT