Tërmet në Greqi/ Zbulohet sa ishte magnituda, epiqendra dhe thellësia e lëkundjeve
Lajmifundit
/
6 Nëntor 2024, 17:37
Bota
Tërmeti që tronditi Atikën ishte me magnitudë 3.5 ballë të shkallës Rihter
Një tërmet ka ndodhur mesditën e sotme në Atikë. Tërmeti sipas zgjidhjes automatike të Institutit Gjeodinamik ka qenë me magnitudë 3.5 Rihter.
Tërmeti ka pasur një thellësi fokale prej 5 kilometrash, ndërsa epiqendra e tij ka qenë 4 kilometra në lindje, në verilindje të Kapandritit .
Tërmeti është ndjerë në Athinë ndërsa nuk raportohet për dëme.