Krim i rëndë në familje, burri vret gruan me shkop bejsbolli
Një krim i rëndë në familje është regjistruar mëngjesin e së martës në Itali, ku një burrë dyshohet se ka vrarë me sende të forta bashkëshorten e tij.
Ngjarja ka ndodhur në rajonin e Termes në Parma, ku viktima 66 vjeç, një shtetase e huaj, është goditur disa herë me shkop bejsbolli nga bashkëshorti i saj.
Autori i krimit është ndaluar nga një oficere policie që nuk ishte në detyrë në ato momente dhe është dërguar në stacionin e policisë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Efektivja raportohet të ketë dëgjuar të bërtiturat e gruas, por nuk ka mundur që të ndërhyjë në kohë për t’i shpëtuar jetën.