Kjo është super-makina e gjyqtares Zamira Vyshka që po “çmend” rrugët e Elbasanit

Soft

Flitet për Vettingun, kur realisht është si të thuash hajde vëmë një vrasës serial drejtor të burgjeve. Si mund të pritet drejtësi ku janë pikërisht gjyqtarët dhe deputetët ku na japin shembullin më të gabuar se si të sillemi në rrugë dhe jo vetëm.

Jo më larg se dje ishte një deputet i LSI-së që kishte parkuar në mes të trotuarit dhe polica as që guxonte t’i afrohej Kemi parë gjyqtarë e prokurorë tjerë nga Shkodra në Sarandë që shkelin rregullat më elementare të qytetërimit, sinjalistikën rrugore, por kjo nuk i bën përshtypje pushtetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një rast i ngjashëm ka arritur në JOQ nga një qytetar nga Elbasani, i cili shkruan:

Përshëndetje JOQ! Shikoni si e lë makinë gjyqtarja e Elbasanit, Zamira Vyshka, në një vend që edhe qorri e di se nuk lejohet parkimi. Zamirën të gjithë e njohin për harbutërinë që e karakterizon dhe për modelin e dhunshëm që ka dhënë herë pas herë në gjykime e saj.

Por, kjo shfaqje rrugëve të qytetit jo vetëm që na irriton, por edhe na prish punë sepse krijohet një trafik i paparë”, përfundoi qytetari.

Shpresojmë që gjyqtarja e nderuar mos të ketë këtë sjellje edhe me të pandehurit...

ME TE LEXUARAT