Zyrtari amerikan takon Altin Dumanin, dosjet e zyrtarëve sërish "mal" në SPAK

Aktualitet

Zyrtari amerikan takon Altin Dumanin, dosjet e zyrtarëve sërish

Dosjet vazhdojne te mbeten stive ne SPAK.

Ato u bene publike te vendosura ne dysheme ne zyrat e SPAK, gjate vizites se nje zyrtari te larte amerikan qe po qendron ne Tirane.

Ambasada amerikane njpftoi se koordinatori për Anti-Korrupsionin Global Richard Nephew pa sot në veprim institucionet gjyqësore shqiptare gjatë takimeve me kreun e SPAK, Altin Dumani, prokurorët e SPAK, si dhe përfaqësues të Ministrisë Anti-Korrupsion, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) dhe Agjencisë së Prokurimit Publik.

Zyrtari amerikan takon Altin Dumanin, dosjet e zyrtarëve sërish
Dosjet ne dysheme ne nje prej zyrave te SPAK

Nephew dhe zyrtarët shqiptarë diskutuan përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin institucionet e drejtësisë që po forcojnë demokracinë e Shqipërisë teksa ajo përparon në rrugën e saj drejt BE-së.

Zyrtari amerikan takon Altin Dumanin, dosjet e zyrtarëve sërish
Zyra e prokurores Enkeleda Millonai qe po heton Sali Berishen

Edhe me heret, gjate vizitave te zyrtareve te SHBA ne SPAK, eshte vene re prania e dosjeve te shumta me materiale te shuma dokumentare per te cilat mesa duket nuk mjafton hapesira e zyrave te prokurorise se Posacme. 

Me shume pamje u publikuan nga ambasada amerikane ne Tirane.

ME TE LEXUARAT