Zjarri në Finiq, flakët kanë shkrumbuar Parkun Arkeologjik
Zjarri në Finiq të Sarandës, ka shkrumbuar Parkun Arkeologjik.
Eksperti i trashëgimisë kulturore është shprehur në një postim në Facebook, të cilin e ka shoqëruar me pamje të zjarrit, se flakët kanë dëmtuar monumentet e Kulturës dhe strukturat antike.
Më herët u raportua se zjarri kishte marrë përmasa të frikshme, ku rrezikonte edhe banesa, ndonëse nuk është raportuar për asnjë të djegur deri tani.
Gjithashtu nga ana e policisë janë marrë masa që të ndalohet kalimi i mjeteve drejt Finiqit, pasi zjarri është edhe pranë rrugës.
POSTIMI I PLOTË:
“Kur Fajin nuk e kanë Barbarët”
Sot zjarri ne mesdite shkrumboi Finiqin, nje nga qytetet me te njohura te botes Antike.
Pervec ndonje lajmi te thate per nje zjarr te rendomte askush nuk foli per katastrofen kulturore ndaj ketij qyteti antik.
2 Milion euro jane mjaftueshem per te mbajtur ne kembe te gjithe rrjetin e monumenteve te Kultures ne rrethin e Sarandes.
Perfshi ketu edhe fondet direkte apo indirekte shteterore qe shkojne per Tendera ne fushen e turizmit/trashegimise do te shikoni se nuk eshte ceshtje fondesh por pa aftesie dhe neglizhence totale ndaj Trashegimise.
Zjarri i sotem, i cili shkrumboi teresisht Parkun Arkeologjik te Finiqit duke demtuar monumentete e Kultures dhe strukturat antike tregon me se mire braktisjen e ketij Qyteti vetem 9 km nga Saranda.
Harresa dhe braktisja e ketij Qyteti madheshtor qe sot u be shkrumb nuk ka lidhje me barbarte e dikurshem por ne rradhe te pare me frymen indiferente te publikut dhe me pa aftesine burokratike te Institucioneve te cilet nuk po kuptojne se Trashegimia Kulturore eshte celsi I nje turizmi largpames dhe mundesi per zhvillimin ekonomik.