Zjarret masive në Los Angeles/ Rritet numri i viktimave, autoritetet shpallin emergjencën shëndetësore

Aktualitet

Zjarret masive në Los Angeles/ Rritet numri i viktimave, autoritetet

Autoritetet vendase kanë shpallur gjendjen e emergjencës shëndetësore për shkak të ajrit të ndotur nga zjarret masive që kanë pushtuar ditët e fundit të gjithë rajonin e Los Angelesit.

Në një deklaratë zyrtare, Shëndeti Publik i Qarkut LA lëshoi një urdhër të shëndetit publik, pasi zjarret dhe erërat e forta kanë “degraduar rëndë cilësinë e ajrit, duke paraqitur rreziqe të menjëhershme dhe afatgjata për shëndetin publik”.

Gjithashtu në urdhër thuhet se ndalohet përdorimi i pajisve ventilatore të energjisë elektrike, të tilla si fryrëset e gjetheve, pasi ato nxisin hirin në ajër, duke ndikuar negativisht tek ata me probleme të frymëmarrjes, të moshuarit, fëmijët dhe popullatat e tjera të cënueshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tymi dhe hiri kanë degraduar cilësinë e ajrit ku zjarret kanë lëshuar disa grimca tepër të rrezikshme për shëndetin e individëve, të cilët mund të shkaktojnë probleme shëndetësore të rënda dhe afatgjata.

Flakët vijonnë të jenë aktive në Los Angeles duke djegur Palisades dhe Eaton ndërsa pothujse i gjithë rajoni është totalisht i rrënuar.

Zjarri ka shkatërruar 10,000 struktura, ndërsa shifra totale pritet të rritet pasi zjarrfikësit do të kryejnë kontrolle shtëpi më shtëpi. Rreth 180 mijë persona janë evakuuar, ndërsa sipas Ëall Street Journal dëmi arrin në rreth 50 miliardë dollarë. Zjarret janë kthyer në tragjedi dhe në jetë njërëzit, ndërsa sot numri i viktimave ka shkuar në 11.

ME TE LEXUARAT