Zjarr në pallatin 9 katësh në Tiranë, policia tregon shkakun

Aktualitet

Zjarr në pallatin 9 katësh në Tiranë, policia tregon shkakun

Një apartament në katin e nëntë të një pallati është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele pranë Gjykatës në Tiranë.

Zjarri mësohet se ka rënë për shkak të flakëve në kabujt e shpërndarjes së rrjetit elektrik.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar por disa banorë kanë shfaqur probleme me asfiksimin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 05.02.2023, rreth orës 17:55, në rrugën "Asim Vokshi", në një pallat, ka rënë zjarr në kabujt e shpërndarjes së rrjetit elektrik.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT