Zjarr në katin e parë të një pallati në Tiranë, detajet e para

Aktualitet

Zjarr në katin e parë të një pallati në Tiranë,

Një banesë është përfshirë nga flakët, rreth orës 20:05 në rrugën "Idriz Dollaku" në lagjen "Ali Demi". Mësohet se nga flakët e apartamentit në katin e parë të një pallati ka patur vetëm dëme materiale.

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 07.12.2021, rreth orës 20:05, në rrugën "Idriz Dollaku" në lagjen "Ali Demi", ka rënë zjarr në katin e parë të një pallati, në banesën me qira të shtetases E. K., 39 vjeçe, ku ka vetëm dëme materiale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

ME TE LEXUARAT