Zhdukja e fëmijëve shqiptarë në Britani/ Zbardhet dëshmia e babait të 18-vjeçarit: Ishtte e planifikuar!

Aktualitet

Zhdukja e fëmijëve shqiptarë në Britani/ Zbardhet

18-vjeçari Orgito Luka është një prej adoleshentëve azilkërkues që është zhdukur nga hotelet në Britani në mënyrë që të mos kthehej në Shqipëri. Këtë e ka konfirmuar vetë babai i të riut, shkruan media britanike ‘Daily Mail’.

Orgito Luka, i cili ishte 17 vjeç kur u zhduk në maj të vitit të shkuar flet çdo ditë me të atin, të cilit i dërgon paratë e fituara nga puna në një kantier ndërtimi në Londër.

Ministri i Emigracionit Robert Jenrick u tha deputetëve javën e kaluar se nga 4600 azilkërkues fëmijë të pashoqëruar që mbërritën në Britani që nga viti 2021, 440 ishin zhdukur dhe vetëm gjysma ishin kthyer. Nga ata që janë ende të zhdukur, 186 pretenduan se ishin ose 16 ose 17 vjeç dhe 176 janë me origjinë nga Shqipëria.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministria e Shëndetësisë ka zbuluar emrat e disa adoleshentëve shqiptarë që u zhdukën nga hotelet e miratuara nga Home Office vitin e kaluar, shumica e të cilëve shumë shpejt do të mbushnin 18 vjeç.

Disa ditë më parë, në një deklaratë minsitri i Brendshëm britanik Simon Murray tha se 176 fëmijë shqiptarë të cilët ndodheshin në hotelet e Britanisë së Madhe ku po kërkonin azil, janë zhdukur. Mes të miturve të cilët janë humbur, 13 prej tyre raportohet të jenë nën moshën 16 vjeç dhe më së shumti shqiptarë.

Së fundmi, autoritetet britanike kanë paralajmëruar se fëmijët azilkërkues që kishin mbërritur së fundmi me gomone në Mbretërinë e Bashkuar, pa prindër apo kujdestarë mund të jenë nën shënjestrën e grupeve kriminale të cilat do të mundohen t’i shfrytëzojnë për veprimtari kriminale.

 

ME TE LEXUARAT