Zbulohet urdhri nga lart/ Policia blindon Vlorën, kontrolle ‘blic’ në gjithë qarkun
Policia e Vlorës ka nisur këtë të hënë një aksion për të kontrolluar ambientete e mbylluara të dyshimta.
Bëhet me dije nga burimet për mediat se ambientet që po kontrollohen përfshihen ndër të tjera dhe magazinat apo serat.
Urdhri i drejtorit te policisë se Vlorës Ermal Muçaj, udhëzon vartësit e tij që të kryejnë kontrolle në të gjitha ambientet e mbylla ku dyshohet se mund të ketë kultivim të lëndëve narkotike.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Informacione nga policia bëjnë me dije se kontrollet do të jenë në të gjithë qarkun.
Ky urdhër në Vlorë vjen pas gjetjes të shtëpive të barit në disa qarqe të tjera të vendit.