Zbulohet politikani tjetër shqiptar që ka takuar ish-zyrtarin e arrestuar të FBI, detaje nga bisedat
Taulant Balla është një tjetër politikan shqiptar që ka pasur takime në Tiranë me Charles McGonigal, kur ishte në zyrën e FBI-së.
Këtë e deklaroi vetëm Balla në një deklaratë me gazetarët nga Kryesia e Kuvendit këtë të hënë, ku tha se në këto takime është folur për shkëmbimet e eksperienave të agjencive ligjzbatuese.
Nga ana tjetër Balla tha se ish zyrtari i FBI “mund të ketë takuar dhe të opozitës mos u habisini”.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Pyetje: Ju vetë e keni takuar ish zyrtarinb e FBI McGonigal?
Taulant Balla: E para zyrtari në cilësinë e tij si zyrtar ka qenë në Shqiperi e patjetër edhe unë e kam takuar ku kemi ndarë eksperienca e kemi diskutuar në funksion të marrëdhënieve të shkëlqyera mes strukturave ligjzbatuese të SHBA dhe Shqipërisë.
Kushdo nëse të vjen një kërkesë për tu takuar me një përfaqësues të këtij niveli besoj që askush s’do t’i thoshte jo një takimi të tillë, në cilësinë e atij pozicioni zyrtar.
Kanë qenë takime të një karakteri bashkëpunimi sa kohë që ka qenë në atë detyrë se kam takuar asnjëherë pasi ka ikur nga ajo detyrë.
Pyetje: Ka pasur përfaqësues të ambasadës amerikane?
Taulant Balla: Kjo është një cështje që përgjigja ime mbyllet këtu.
I them cdo qytetari në këtë histori nuk ka cështje. Nuk mban përgjegjësi asnjë autoritet shqiptar sa kohë që gjatë bisedës apo takimit është një bisedë që lidhet tërësisht në kuadrin e një takimi njohës për problematika apo ndarje eksperience.
Pyetje: Ky person është korruptuar në Tiranë…
Taulant Balla: Ju shkoni nga pyetjet tek akuzat.
Pyetje: Pse ka takuar vetëm përfaqësues të mazhorancës?
Taulant Balla: Mund të ketë takuar dhe të opozitës mos u habisini
Pyetje: Keni informacion?
Taulant Balla: S’e di unë pyesni