Zbulohet laboratori i kriptomonedha në Durrës, prangoset një person

Aktualitet

Zbulohet laboratori i kriptomonedha në Durrës, prangoset një

210 makineri për prodhimin e kriptomonedhave janë zbuluar ne fshatin Pjeze te Shijakut nga policia.

Ne pranga ka rene nje shtetas nga Tirana.

Ambienti i marre me qira perdorej per prodhim kriptovalutash dhe eshte nje nga fabrikat me te medha te ketij lloji te zbuluara ne Shqiperi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Koordinimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2.

Sekuestrohen një armë zjarri automatik dhe fishekë luftarakë.

Vihet në pranga poseduesi.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Koordinimi", në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi:

- A. M., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ambienteve në pronësi të tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe fishekë luftarakë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT