Kush ia vuri zjarrin makinës të 33-vjeçarit? Arrestohet autori, ja ç'kishte ndodhur mes tyre

Aktualitet

Kush ia vuri zjarrin makinës të 33-vjeçarit? Arrestohet

Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Delvinë, ku u dogj një automjet tip “Suzuki”. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave përfundoi autori, shtetasi Shkëlqim Shehu, 47 vjeç, banues në Delvinë.

“Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me fakte ligjore, të ngjarjes së ndodhur në orët e para të ditës së djeshme, në lagjen “9 Nëntori”, Delvinë, ku u dogj automjeti tip “Suzuki”, në përdorim nga shtetasi L. K., 33 vjeç, banues në Delvinë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. Sh., 47 vjeç, banues në Delvinë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin automjetit të shtetasit L. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT