Zbardhet misteri/ Pse në atentatin e Vlorës nuk u gjet asnjë gëzhojë në vendin e krimit?

Aktualitet

Zbardhet misteri/ Pse në atentatin e Vlorës nuk u gjet asnjë

Zbardhen detaje të reja nga atentati me dy të vdekur në Panaja të Vlorës, ku u ekzekutuan Shpati Lena dhe Haki Xhezo.

Autorët e ngjarjes kanë qenë 3 persona, të cilët besohet se i kanë ndjekur viktimat për disa kilometra dhe sapo janë afruar pranë mbikalimit të Panajasë, i janë shfaqur në krah duke hapur zjarr me breshëri kallashnikovi.

Ajo ç’ka tërheq vëmendjen nga vendngjarja është fakti se policia nuk ka gjetur asnjë gëzhojë arme dhe se Shpati Lena udhëtonte me makinë të blinduar në përditshmëri dhe nuk ekspozohej shumë në Vlorë pas vrasjes së Arben Beqirit në 2019. Autorët janë kujdesur të mos lënë gjurmë në vendin e ngjarjes.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Sipas gazetares Klodiana Lala, vrasësit kanë qenë profesionistë dhe precizioni me të cilin kanë qëlluar, dhe intensitetit ka qenë në pjesë ballore.

Pesë ngjashmëritë e atentatit në Vlorë me atë të Fushë-Krujës ku u vra Brilant Martinaj.

Sipas saj, është qëlluar edhe me kallashnikov. Është qëlluar nga brenda automjetit, dhe mendohet se gëzhojat kanë qenë në mjetin e tyre.

“Grupi që organizon këtë ngjarje ka qenë i mirinformuar, që ky automjet nuk ishte i blinduar, dhe nuk do të kishte shkëmbim zjarri. Mendoj se Shpati Lena dhe Haki Xhezo janë tradhtuar nga brenda llojit.

Ata bënin lëvizje të kontrolluar, dhe në momentin e parë kur lëviz i pasigurt, ndodh kjo ngjarje. Si në rastin e Sadikajt, që e hodhën në erë.

Brilant Martinaj në momentin që doli jashtë mjetit i tij i blinduar, u vra. Kemi vrasës profesionistë. Precizioni me të cilin kanë qëlluar, dhe intensitetit ka qenë në pjesë ballore. Atentatorët kanë qenë të vendosur që të vrasin viktimat.

Është qëlluar dhe me kallashnikov. Është qëlluar nga brenda automjetit, dhe mendohet se gëzhojat kanë qenë në mjetin e tyre. Personat me probleme nuk lëvizin lirshëm. Shpati Lena është tradhtuar nga dikush, pasi ka lëvizur dhe këtë duhet ta zbardhë hetimi se ku ishte nisur ai”, tha gazetarja Klodiana Lala.

Ndërkohë bëhet me dije se goditjet kanë qenë aq shumë preçize sa kanë qenë të përqendruara në xhamat e automjeteve dhe janë derdhur gati 60 fishekë. E gjithë ngjarja ka ndodhur për 120 sekonda.

Automjeti ka qenë me xhama të zinj në pjesën e pasme dhe këto dy xhama nuk janë shkërmoqur nga precizioni i plumbave prej faktit se ishin veshur me plastmasë, ndryshe nga çka ndodhur me xhamin e përparme të makinës dhe atë të dyerve të para.

Vrasja e dyfishtë në Vlorë, gazetarja: Shpati Lena dhe Haki Xhezo janë tradhtuar nga brenda llojit.

Pista që po hetohen për atentatin e radhës të përgjakshëm janë konfliktet që viktimat mund të kenë pasur kohëve të fundit, por edhe prishja e pazareve të drogës.

ME TE LEXUARAT