Zbardhet dinamika e grabitjes në Treviso, si u arrestua ‘skifteri‘ shqiptar

Aktualitet

Zbardhet dinamika e grabitjes në Treviso, si u arrestua

Është zbardhur dinamika e grabitjes që ndodhi gushtin e kaluar në Teviso, ku autor i dyshuar është një i ri shqiptar.

Faktet datojnë në vitin e kaluar kur, natën vonë, tre grabitës mes tyre dhe një shqiptar në dy episode të veçanta rrethuan dhe sulmuan disa të rinj gjatë pushimeve. Ata i kishin vendosur të rinjtë në shënjestër brenda një disko dhe i ruajtën teksa dilnin pas festës, duke ua marrë kuletat, celularët dhe disa qindra euro me forcë.

Viktimat 18 vjeçarë u goditën me dhunë të paprecedentë dhe u lanë të shtrirë në tokë nga 22-vjeçari shqiptar dhe dy grabitësit e tjerë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas dosjes hetimore ata janë goditur me shkelma në kokë dhe u dërguan me urgjencë për trajtim mjekësor të specializuar pas përplasjes me bandën e grabitësve.

Personi i arrestuar, me banim në zonën e Trevisos, por në fakt i pagjurmueshëm dhe pa vendbanim fiks, u vendos në një ambient akomodimi në zonën e Conegliano dhe u dërgua në burgun lokal të Trevisos në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

 

ME TE LEXUARAT