Zbardhen krimet e grupit të Laert Haxhiut/ Nga rrëmbimi tek mbytja në rezervuar, ja vrasjet e zbërthyera

Aktualitet

Zbardhen krimet e grupit të Laert Haxhiut/ Nga rrëmbimi tek mbytja

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me megaoperacionin e policisë, që çoi në lëshimin e 15 urdhër-arresteve për shkatërrimin e grupit të Laert Haxhiut. Ky i fundit është person i arrestuar për masakrën e Lushnjës, një armik i përbetuar i Aldo Bares.

Mësohet se është zbardhur vrasja Alban Semakut që njihet dhe me emrin Elton Mermali. Ky i fundit njihet si anëtar i bandës së Aldo Bares, ndërsa u mor peng në Lushnjë dhe më pas u ekzekutua në Peqin. Sakaq, nga hetimet është arritur që të zbardhet dhe vrasja e Albi Bashaliut në Elbasan, apo eliminimi i Fridmand Xhaferrajt në Korçë. Xhaferraj u gjet i lidhur dhe i hedhur në një rezervuar në këtë qytet.

Po ashtu janë zbardhur dhe vrasjet e Lulzim Qorrit dhe Dikens Halilit, ngjarje të ndodhura në shtetin grek.
Grupi në fjalë u godit pas rrëfimit të të penduarit Artan Tafani, i cili ndodhet pas hekurave për grabitjen e një pike të këmbimit valutor në Astir. Kujtojmë se Laert Haxhiu, i dyshuar si kreu i grupit, ndodhet në Greqi i arrestuar, ndërsa po përballet në gjykatë për ekstradimin. Ndërkohë, Bledar Berberi, i akuzuar për vrasje, është arrestuar. Po ashtu pas hekurave është dhe Mariglen Topuzi, i dyshuar për vrasje, ndërsa Firdeus Berberi, pjesë e grupit akuzohet për kanosje të punonjësve të policisë, vjedhje automjeti që me pas është përdorur në vrasje. Po ashtu bëhet e ditur se dy anëtarë të tjerë të grupit janë të arrestuar me herët për krime të tjera dhe ndodhen në burg. Nga ana tjetër Lala raporton se grupi në fjalë akuzohet dhe për vrasjen e Çajup Selimit në 2021 në Tepelenë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

ME TE LEXUARAT