Zbardhen EMRAT/ Rokadë në Polici, ndërrohen shefat e komisariateve në disa qytete të vendit
Lajmifundit
/
21 Mars 2023, 10:52
Aktualitet
Burimet nga media bëjnë me dije se një sërë lëvizjesh janë bërë në një sërë komisariatesh vendore të policisë.
Në policinë e Kavajës është Gazmend Dermozi, ai i cili ka marrë detyrën si shef komisariati.
Këtë pozicion më herët e ka mbajtur Emiljan Pashaj, i cili ikën Specialist për Narkotikët në Drejtorinë e Përgjithshme.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Behar Caka emërohet shef komisariati në Lezhë, në Mirditë shkon Paulin Çupi, në Kukës emërohet shef komisariati Julian Qyta.
Ndërkohë që në Laç është emëruar në detyrë Dritan Meta.