Vuçiç refuzon emërtimin “Putin i vogël”/ A po e përdor Kremlini Serbinë për të nxitur luftën në Ballkan

Aktualitet

Vuçiç refuzon emërtimin “Putin i vogël”/ A

Situata jopaqësore mes Kosovës dhe Serbisë ka shkaktuar shumë reagime nga të dyja palët. Të forta kanë qenë deklaratat e liderëve të këtyre dy shteteve, teksa kanë thumbuar dhe provokuar njëri-tjetrin.

Pak ditë më parë Albin Kurtin e quajti Aleksandër Vuçiç një"Putin i vogël"që synon të kryejë agresion në Ballkan. Ndërkohë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar për herë të parë lidhur me këtë, teksa shprehet se është fyer.

Presidenti serb hodhi poshtë akuzat e kryeministrit të Kosovës, duke thënë se Kurti po përpiqet të jetë një Zelensky i vogël që lufton kundër Putinit të vogël.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Vuçiç i përgjigjet Kurtit

Gazeta amerikane “New York Times” ka intervistuar presidentin serb Aleksandër Vuçiç pas tensioneve të 31 korrikut në veri të Kosovës, ku ka marrë përgjigjen e tij lidhur me gjithçka çfarë ka thënë Kurti.

Kur ‘NYT’ e pyeti Vuçiçin për nofkën që i ka vënë kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai u shpreh: “Unë jam 2 metra i gjatë, Putini është më i shkurtër, edhe pse gjatësia reale e Putinit është një temë e ndjeshme për Kremlinin”, u përgjigj Vuçiç.

“Kurti dëshiron të jetë një ‘Zelenski i vogël’ që lufton ‘Putinin e vogël’”, shtoi Vuçiç, thënë se Kurti dëshiron ta bëjë Vuçiçin të duket si “një nacionalist i tmerrshëm që dëshiron të luftojë kundër të gjithëve”. Lidhur me presionin nga Rusia, Vuçiç e ka pranuar hapur: “Ne kemi ngecur dhe e dimë”.

Biseda mes ambasadorit të SHBA në Serbi dhe Vuçiç

New York Times gjithashtu ka biseduar edhe me përfaqësuesin e misionit diplomatik të SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, i cili rrëfeu se çfarë i ka thënë presidentit serb ditën e tensioneve për targat.Vetë Hill thotë se nuk e konsideron të mundur nisjen e një lufte, mirëpo Vuçiç i kishte thënë se “kjo do të ishte hera e parë që një luftë do të merrte shkas nga targat”.

“Luftërat kanë filluar për territor, para, madje edhe për një grua të bukur. Por kjo do të ishte hera e parë ndonjëherë që një luftë të fillojë për targat”, është shprehur Vuçiç.  Ambasadori Hill, emërimi i të cilit sinjalizoi ankthin e shtuar tëUashingtonit për Ballkanin, tha se Rusia, e cila ofron vetëm "shantazh ekonomik" dhe "kaos në të gjithë rajonin", ka gjetur pak përkrahës.

"Pavarësisht ndikimit të Rusisë në sektorin energjetik të Serbisë dhe pavarësisht përpjekjeve të saj të përhapura për të dezinformuar këtu, serbët kanë vendosur që e ardhmja e tyre është me Evropën dhe Perëndimin”, ka thënë Hill.

The Times shkruan në artikullin e saj se ‘Ministria e Jashtme ruse i hodhi benzinë zjarrit të Kosovës duke i akuzuar shqiptarët si "radikalë" të cilët po përpiqen të dëbojnë serbët etnikë dhe të shkaktojnë trazira, për të nisur një skenar të dhunshëm.

Vetë presidenti i Rusisë ka përdorur vazhdimisht mbështetjen e NATO-s për ndarjen e Kosovës nga Serbia në vitin 1999 si justifikim për agresionin rus kundër Ukrainës’. VukVuksanovi?, një studiues dhe ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare nga Beogradi, tha për New York Times se Kosova është investimi i lirë i përsosur për Rusinë.

Ai shtoi se aftësia e Rusisë për të bërë të keqen në Ballkan është shumë e kufizuar nga lufta në Ukrainë. “Tani Rusia mund të bëjë më pak. Aftësitë e tij janë më të kufizuara dhe ai është më i izoluar. Burimet e saj janë të përqendruara,por refuzimi i Serbisë për të zbatuar sanksionet u ka dhënë municion atyre që e shohin zotin Vuçiç si një kukull ruse. Duke vënë në dukje se Serbia "mbetet i vetmi vend në Evropë që refuzon të sanksionojë Rusinë”, tha ai.

Ndërkohë gjatë intervistës, Vuçiç përsëriti edhe një herë se nuk do të vendosë sanksione ndaj federatës ruse, të paktën jo derisa të përshpejtohet anëtarësimi në BE.Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u rindezën pas ngjarjeve në veri të Kosovës më 31 gusht, ku serbët lokalë vendosën barrikada, duke bllokuar rrugët qëçonin në pikat kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak, si edhe sulmuan policinë.

Ata morën shkas nga marrëveshja për reciprocitetin e targave që supozohej të hynte në fuqi më 1 gusht.Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë bisedime me ndërmjetësimin e BE-së. Kosova insiston se dialogu duhet të përfshijë njohjen reciproke, ndërkaq Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi. Takimi i radhës do të bëhet më 18 gusht në Bruksel.

ME TE LEXUARAT