Vuçiç pak ditë pas gjenocidit: Për 1 serb, vrasim 100 myslimanë
Lotët e krokodilit të Aleksandar Vuçiç pas marrjes së vulës së gjenocidit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Më pas e festoi me krenari atë, duke thyer rregullat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së duke bërë simbolin e kriminelëve serbë me tre gishta dhe valvitur flamurin e shtetit të tij.
Por fytyra e vërtetë e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, të cilën ndërkombëtarët nuk e kanë parë ose e kanë harruar është kjo: “Vrisni një serb dhe ne do të vrasim 100 myslimanë”, shprehej ALEKSANDËR VUÇIÇ, KORRIK 1995.
Këtë kërcënim e bënte vetëm 9 ditë pasi forcat serbe nën udhëheqjen e miqve apo “mentorëve” të tij si Sllobodan Millosheviç, Vojislav Sheshel, Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç, bashkë me mercenarët “Akrepat” masakruan dhe vranë në mënyrë çnjerzore mbi 8 mijë civilë, burra dhe djem myslimanë të pafajshëm, në Srebrenicë të Bosnjë dhe Hercegovinës në korrik të vitit 1995.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.