Vritet Thimi Deoboniku, shqiptari u ekzekutua nga një "killer" i maskuar para banesës në Athinë

Aktualitet

Vritet Thimi Deoboniku, shqiptari u ekzekutua nga një "killer" i

Është identifikuar si Thimi Deoboniku (Prifti), 56-vjeçari shqiptar që u ekzekutua mbrëmjen e kaluar në lagjen Paleo Faliro të Athinës.

Shqiptari me precedentë të mëparshëm në fushën e narkotikëve u qëllua dy herë me armë zjarri në bark pranë pallatit ku banonte në rrugën 44 Atlantos, të kryeqytetit grek.

Autori ka qenë i maskuar me skafandër dhe u largua me shpejtësi me një motor, duke humbur menjëherë gjurmët për policinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Viktima është dërguar i gjallë në spitalin Evangjelismos, ku ka ndërruar jetë më pas si pasojë e plagëve të marra.

Nga vlerësimet paraprake, policia helene dyshon se kemi të bëjmë me vrasje për larje hesapesh.

ME TE LEXUARAT