Vrau kolegun brenda në komisariat, avokati: Efektivi kishte planifikuar të arratisej

Aktualitet

Vrau kolegun brenda në komisariat, avokati: Efektivi kishte planifikuar

Avokati Bledar Meminaj ka zbuluar detaje nga ngjarja e rendë  ku një polic qëlloi me armë kolegun e tij brenda komisariatit Nr.3, në Tiranë.

Memimaj pretendon se Ludian Zaimi e kishte planifikuar vrasjen e kolegut Çaush Saliasi.

Ai deklaroi në emisionin “Open” se autori i krimit e kishte lënë makinë e tij ndezur, pasi mendohet se pas ngjarjes do të arratisej.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Kam qenë afër komisariatit, pasi kam zyrën time aty si avokat. Mesa mora informacione nga punonjës të policisë, ata se kishin vënë re një konfrontim mes tyre. Autori rrinte i veçuar, nuk e konsumonte kafen me kolegët, por vetëm. Ditën e djeshme që ka bërë edhe vrasjen, ka qenë i bindur për të bërë këtë akt kriminal, pasi sipas informacioneve autori ka shkuar për të marrë turnin dhe makinën e vetë e ka lënë të ndezur, çka priste që të largohej.

Ai pretendonte pas krimit që të largohej. Por agjentët e krimeve të komisariatit nr.3 e kanë neutralizuar. në makinë ka pasur dhe 30 fishekë të tjerë. Dhe s’ka pse t’i mbajë 30 fishekë. Është veprim i paramenduar nga autori, besoj se ai ka probleme mendore, se nuk ka shpjegim tjetër. Nuk mund të veprojë një punonjës policie ashtu si kriminel”, theksoi avokati.

ME TE LEXUARAT