Vrau gruan, meraku i shqiptarit nga qelia: Tani kam hallin e fëmijëve

Aktualitet

Vrau gruan, meraku i shqiptarit nga qelia: Tani kam hallin e fëmijëve

40-vjeçari shqiptar që mbyti gruan në Lakoni të Greqisë i penduar për krimin e rëndë është shprehur se tashmë ka merakun e dy fëmijëve të mitur.

“Ajo që i intereson është se çfarë do të ndodhë me fëmijët e tij. Kjo i intereson, vetëm fati i fëmijëve të tij dhe kjo nuk është pjesë e vijës mbrojtëse” deklaroi avokati i shqiptarit nga Elbasani që mbyti gruan të dielën.

Aktualisht dy fëmijët i ka marrë kunati i tij, ndërsa për ta po kujdeset edhe një psikolog.

Autori u shpreh se ishte penduar për veprimin e tij dhe pretendoi se ka humbur kontrollin kur 36-vjeçarja Elona është përballur me të dhe sipas tij e ka sharë duke i thënë se do të merrte fëmijët dhe do të largohej.

“Nuk duroj që një grua të më shajë”, mësohet se ka thënë autori.

“Isha i inatosur kur ajo më ofendoi, e kapa prej fyti dhe e mbyta. U turbullova dhe e mbyta kur më shau nënën time” mësohet se ka thënë gjithashtu ai.

Ngjarja ndodhi në Lakoni brenda shtëpisë së çiftit shqiptar nga Elbasani, teksa fëmijët ishin duke fjetur.

ME TE LEXUARAT