Vrau gruan dhe kunatën në sy të fëmijëve, Apeli lë në burg përjetë Gazmend Mustën

Aktualitet

Vrau gruan dhe kunatën në sy të fëmijëve, Apeli lë

Në burg përjetë do të qëndrojë Gazmend Musta 34 vjeçari i dënuar për vrasjen e gruas dhe kunatës së tij mbrëmjen e 2 janarit të vitit 2019 në Ballsh.  Gjykata e Apelit Vlorë ka lënë në fuqi dënimin e shkallës së parë “burgim të përjetshëm” për Mustën. I dënuari për krimin e dyfishtë brenda familjes ka shfaqur pendesë në gjyq dhe ka shprehur merak për dy fëmijët e tij të mitur 3 dhe 7 vjeç.

Ngjarja

Gazmend Musta, 33-vjeçari që masakroi me thikë bashkëshorten e motrën e saj ditën e dytë të vitit të ri, pas krimit, ka marrë për dore dy fëmijët e mitur dhe është nisur drejt Stacionit të Policisë së Ballshit. Sapo është ndeshur me policët para Komisariatit, ai ka hedhur në tokë thikën, me të cilën kishte kryer krimin dhe u ka kërkuar atyre që të interesoheshin për mirëqenien e fëmijëve të tij të mitur.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Në kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për caktimin e masës së sigurimit ndaj 33-vjeçarit nga Ballshi, që kreu krimin në familje, shpjegohen rrethanat e vrasjes së dyfishtë, provat e administruara nga Policia, si dhe deklarimet e familjarëve të autorit e viktimës. Sipas kërkesës, Gazmend Musta e ka kryer krimin në prani të fëmijëve të tij, vajzës 7 vjeç e djalit 3-vjeçar.

Më pas i ka telefonuar të atit, duke i rrëfyer krimin, ka marrë fëmijët për dore dhe i është drejtuar Policisë, duke treguar ngjarjen.

ME TE LEXUARAT