Vrasja për gjakmarrje e Elson Kalaverit, arrestohen në Itali 5 persona, mes tyre dhe porositësi
Policia italiane këtë të premte ka vënë në prangat 5 persona të cilët dyshohet se janë dhe autorët e vrasjes së Elson Kalaverit më 18 gusht 2022 në Castelnuovo Val di Cecina.
Mediat italiane shkruajnë se janë vënë në pranga tre italiane dhe dy shqiptarë mes të cilëve edhe porositësi i kësaj vrasje.
Ndalimi i tyre është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Kanuni”, pasi sipas mediave italiane edhe vrasja ka ndodhur si pasojë e një riti zakonor shqiptar për të marrë gjakun e të afërmve.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Dyshohet se porositësi i kësaj vrasjeje ka angazhuar në zonën e Campania-s, një grup zjarri me kombësi italiane për të vrarë, Kalaverin i cili banonte në një fshat të vogël në provincën e Pizës.