Vrasja në Sukth, policia del me njoftim zyrtar, viktima pronar i një dyqani

Aktualitet

Vrasja në Sukth, policia del me njoftim zyrtar, viktima pronar i një

Policia e Durrësit ka dalë me një reagim zyrtar pas vrasjes që u regjistrua mbrëmjen e sotme në qendër të Sukthit.

Fillimisht mediat raportuan se bëhëj fjalë për një të ri, me precedent penal në fushën e narkotikëve.

Por sipas policisë, viktima është shtetasi me inicialet A. M.(I.), 48 vjeç, pronar i një dyqani dhe pikërisht ndaj objektit të tij është qëlluar me automatik.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Durrës/Informacion paraprak

Në qendër të Sukthit, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të dyqanit të shtetasit A. M.(I.), 48 vjeç.

Për pasojë shtetasi A. M.(I.) u plagos në gjendje të rëndë dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për te bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

ME TE LEXUARAT