Vrasja e tutorit Shpëtim Frashëri, Gjykata në Itali shpall të pafajshëm 3 bashkëpunëtorët e autorit

Aktualitet

Vrasja e tutorit Shpëtim Frashëri, Gjykata në Itali shpall

Gjykata e Apelit të Torinos në Itali ka anuluar vendimin për tre shqiptarët  bashkëpunetorë, të cilët një vit më parë u dënuan me 23 vite burgim për ekzekutimin me armë zjarri të bashkatdhetarit tyre Shpëtim Frashëri 39 vjeç.

Mediat në Itali raportojnë se 3 shqiptarët u shpallën të pafajshëm. Vendimi i Gjykatës erdhi pas kërkesës se vazhdueshme të avokatëve mbrojtës të shqiptarëve, të cilët i vunë në dispozicion të dhëna të reja lidhur me vrasjen e Frashërit.

Vrasësi Donald Reshiti, 26 vjeç u dënua me 12 vjet burg pasi u arrestua në Tiranë në vitin 2020.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa  bashkatdhetarët e viktimës, Hasim Murataj, 27 vjeç, Cerciz Banushi, 28 vjeç, Sabri Brakaj, 35 vjeç.

I vetmi që ishte arrestuar për vrasjen e Shpëtim Frashërit në vitin 2017, ishte Hasim Murataj, ndërsa Sabri Brakaj dhe Çerçiz Banushi, të cilët gjithashtu u shpallën të pafajshëm, janë në arrati.

Kujtojmë se njëri nga autorët e dyshuar 27-vjeçari Hasim Murataj u arrestua më 13 gusht 2023 nga Policia e Vlorës. Dy të tjerët Brakaj dhe Banushi janë në arrati.

Shpëtim Frashëri u ekzekutua me armë zjarri në vitin 2017. Shpëtim Frashëri ishte ‘tutor’ prostitutash dhe u vra para një lokali pas një sherri mes bashkëatdhetarëve të tij. Ai u ndoq për 150 metra dhe më pas u qëllua për vdekje me armë zjarri.

ME TE LEXUARAT