Vrasja e policit në veri të Kosovës, gjashtë persona të ndaluar, mes akuzave dhe ajo për "terrorizëm"

Kosovë&Rajon

Vrasja e policit në veri të Kosovës, gjashtë persona të

Orët e para të së dielës nisen me sulme të armatosura nga grupe terroriste serbe në fshatin Banjskë të Zveçanit ku i vdekur mbeti, Afrim Bunjaku, polic i Kosovës dhe u lënduan tre policë të tjerë, njëri prej tyre me armë zjarri. Të vdekur mbetën edhe tre sulmues. Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar të dielën se gjashtë persona janë ndaluar për 48 orë për sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe dyshohen për disa vepra penale. Një nga to është për vepra terroriste.

“Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, janë veprat për të cilat dyshohen të arrestuarit.

Në njoftimin e saj të fundit, Prokuroria ka njoftuar se në aksionin e së dielës janë sekuestruar automjete të mbushura me sasi të konsiderueshme të armatimit të llojeve të ndryshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia e Kosovës ka thënë të hënën për Kohën se situata ka qenë e qetë gjatë natës.

Edhe në komunikatën e fundit të dielën në mbrëmje ka vlerësuar se situata në Banjskë është e tensionuar por më e qetë.

Është bërë e ditur se në udhëheqjen e prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në bashkëkoordinim edhe me EULEX-in dhe KFOR-in kanë hyrë në objektet përcjellëse të manastirit të Banjskës për realizim të detyrave.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në reagimin e tij të fundit, pak para mesnatës ka deklaruar se po vazhdon operacioni policor në veri, derisa ka shtuar se Policia e Kosovës mbetet në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in e EULEX-in.

 

ME TE LEXUARAT