Vrasja e Martin Çeços, flet nëna e vajzës që u konsiderua si “mollë sherri”: Ai na sillte...

Aktualitet

Vrasja e Martin Çeços, flet nëna e vajzës që u

Tina Pajollari është përfolur për një lidhje të mundshme dashurie me Valter Molljan, një nga 3 autorët e dyshuar të vrasjes së Martin Çeços, ngjarje e ndodhur më 16 Qershor në fshatin Kolanec të Maliqit.

Policia deklaroi menjëherë pas arrestimit të 3 autorëve se shkak i vrasjes së Martinit ka qenë sherri për një vajzë, që kjo vajzë dyshohet të jetë pikërisht Tina Pajollari, me të cilën kishte filluar të fliste i ndjeri në rrjetet sociale.

Policia dhe në media u tha se ishte Valter Mollaj i cili dyshohet se kishte lidhje jashtëmartesore me Tina Pajollarin, një vajzë 18-vjeçare. Të dy jetojnë në fshatin Marjan të Korçës dhe shtëpitë e tyre janë vetëm pak metra larg.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tina Pajollari punonte në stanin e Valter Mollajt duke nxjerrë bagëtitë. Por çfarë thotë nëna e Tina Pajollarit, Miranda Pajollari, për lidhjen e supozuar të vajzës së saj me Valter Mollajn?

Në një intervistë për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, nëna e Tinës nuk pranon që vajza të ketë patur raporte intime me Valter Mollajn, por sipas saj, familja Mollaj i ndihmonte shpesh.

Spartak Koka: Prej sa kohësh ishte i lidhur Valteri me vajzën tuaj?

Miranda Pajollari: Valteri është i martuar, kot kanë thënë për vajzën që ka 5 vjet i dashuruar me atë.

Spartak Koka: Po sa?

Miranda Pajollari: Po ai është i martuar, ka 3 fëmijë.

Spartak Koka: Sa kohë kishte kontakte me vajzën tuaj?

Miranda Pajollari: Po ne kemi me vite këtu ore se e kemi banor. Ai na bie drutë, kemi ngrënë e kemi vajtje ardhje.

ME TE LEXUARAT