Vrasja e Flonino Mërkurit nga ish-bashkëshorti i partneres, flet kunati i tij: Bisedat e fundit të çiftit
Kunati i Flonino Mërkurit i cili u masakrua për vdekje nga ish-bashkëshorti i partneres së tij, ka folur këtë të mërkurë për emisionin “Me Zemër të Hapur” .
“Mes tyre kishte dashuri, thuhej se e donte për lekë, por jo. Kishte dy vëllezër këtu ajo, janë njohur tek lokali. Jo se ne ishim dakord por e pranuam”, ka thënë ai.
Pjesë nga intervista:
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Mineverja i kishte thënë gjë Floninos?
Jo, Flonino nuk e kishte parë kurrë ish-bashkëshortin, nuk kanë pasur përballje. Para se të ndodhte ngjarja nuk i ka shprehur gjë Floninos. Kishin pirë kafe, ishin takuar. Ai kishte ardhur dhe e kishte marrë 2-3 orë para se të ndodhte krimi.
Ai e kishte menduar, por nuk kishte shfaqur asnjë një lloj shqetësimi. Ne nuk dimë gjë, nuk kemi parë gjë. Vetëm Flonino, të ëmën nuk e kishte parë. Ajo na njoftoi dhe ne kur shkuar kishte shkuar policia dhe ambulanca.
Pyetje: Vera nuk ka treguar asgjë ndryshe?
Jo asnjë gjë.
Pyetje: Po me Floninon kishte folur diçka Martina?
Jo nuk kishte asgjë. Kishte rreth 1 vit që nuk jepte asnjë shenjë. Ai nuk duhet të afrohej afër banesës, por Vera e bënte vetëm për vajzat sepse e kishin baba. Muajin e fundit mesa duket e kishte menduar diçka të tillë, filloi t’i joshte me lekë. Vironi punonte në ndërtim.
Pyetje: Po Flonino punonte?
Po punonim bashkë, nuk kishim fare kontakt me atë. Punonim bashkë ne në ndërtim. Ne e dimë mentalitetin e shqiptarëve se si janë, por askujt nuk ia urojmë këtë.