Vrasja e efektivit në komisariat, Meta: Kjo ngjarje trondit rëndë besimin e publikut ndaj policisë

Aktualitet

Vrasja e efektivit në komisariat, Meta: Kjo ngjarje trondit rëndë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar për lajmin e vrasjes së policit nga kolegu i tij, mbrëmjen e djeshme në Komisariatin nr.3 në Tiranë.

Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Meta ka shprehur ngushëllimet për familjen e Çaush Saliasi.

Gjithashtu Meta apeloi për analizë dhe reflektim të thellë të strukturave përkatëse të Policisë së Shtetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Reagimi nga Presidenti Ilir Meta:

“Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e oficerit të ndjerë të policisë Çaush Saliasi, që humbi jetën mbrëmë vonë, i qëlluar me armë zjarri nga një koleg i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë nr.3 në Tiranë, apeloj me forcë për një analizë dhe reflektim të thellë nga strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit për parandalimin e ngjarjeve të tilla, që tronditin rëndë besimin e publikut te ky institucion”

ME TE LEXUARAT