Vrasja e Azem Hajdarit, Gjykata e Lartë rrëzon Izet Haxhinë, lë në fuqi vendimin me 21 vite burg

Aktualitet

Vrasja e Azem Hajdarit, Gjykata e Lartë rrëzon Izet Haxhinë,

Gjykata e lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të vitit 2022 që dënoi me 21 vite burg Izet Haxhine për vrasjen e deputetit Azem Hajdari në vitin 1998.

Në dhomë këshillimi gjyqtarët Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici kanë rrëzuar rekursin e Izet Haxhisë i cili kërkonte prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim me një tjetër trup gjykues.

Ish lideri i dhjetorit u vra pranë selisë se partisë demokratike më 12 shtator të vitit 1998.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Haxhia kërkoi strehim politik në Turqi, me argumentin se i rrezikohej jeta, por në 2018  gjykata e lartë turke aprovoi ekstradimin në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT