Vrasja e Ardian Çollakut dhe Lulzim Bitrit, pamjet e ekzekutimit. Gjithë skena në 60 sekonda

Aktualitet

Vrasja e Ardian Çollakut dhe Lulzim Bitrit, pamjet e ekzekutimit.

Emisioni “Në shënjestër” , në News24 transmetoi sot për herë të parë këtë pamje nga vrasja e Ardian Çollakut dhe Lulzim Bitrit, mbrëmjen e 4 tetorit 2021, pranë një karburanti në aksin Elbasan-Metalurgjik.

Çollaku një emër i njohur, i dënuar më herët për trafik të lëndëve narkotike, ku ndaj tij dhe mikut të tij siç do e shikoni edhe më pas u derdhën 23 plumba.

Siç e shikoni janë këto pamjet e para të atentatit E gjithë ngjarja zhvillohet në një lavazh makinash pranë një karburanti. viktimat me rreth të kuq në pamje të parë po qëndrojnë qetësisht pranë një makine, jashtë lavazhit.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ndërkohë që për të ilustruar të gjithë rekuizitën e këtij krimi, në anë të karburantit është i ndaluar edhe një autobus pasagjerësh me drejtim Greqinë që në këtë moment po furnizohej me karburant pranë lavazhit ku vetëm pas pak sekondash do të ndodhë krimi.

Vetëm, 34 sekonda nga fillimi i këtyre pamjeve, siç shikohet edhe nga planet, drejt lavazhit vjen me shpejtësi një automjet tip “Benz” që futet në brendësi, ndërkohë që viktimat e këtij atentati vazhdojnë të bisedojnë të qetë në këmbë jashtë tij.

Vetëm, 34 sekonda nga fillimi i këtyre pamjeve, siç shikohet edhe nga planet, drejt lavazhit vjen me shpejtësi një automjet tip “Benz” që futet në brendësi, ndërkohë që viktimat e këtij atentati vazhdojnë të bisedojnë të qetë në këmbë jashtë tij.

Vetëm 50 sekonda më pas, siç shikohet edhe nga pamjet, makina tip “Benz” e autorëve del nga lavazhi dhe ndalon përballë vendit ku Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri po qëndronin në këmbë.

Ndërkohë, autori i dytë për t’u siguruar që e kishin kryer si duhet punën, shkon dhe godet sërish mbi viktimën e tij.

Dhe ky është momenti kur makina e autorëve lë vendngjarjen.

Ndërkohë që e gjithë skena e ekzekutimit e cila zgjat ekzaktësisht 1 minutë, që nga koha e mbërritjes së makinës së autorëve deri në largimin e tyre, është kryer në sytë e terrorizuar të dhjetëra pasagjerëve që ndodheshin në këtë moment në autobusin e linjës së Greqisë, që po furnizohej në karburantin ngjitur me vendin e krimit.

Ishte kjo pra vrasja e dyfishtë që tronditi Elbasanin mbrëmjen e 4 tetorit 2021 që ka mbetur ende e pazbardhur dhe që pret drejtësi. Kush i vrau Ardian Çollakun dhe Lulzim Bitrin?/BW

 

ME TE LEXUARAT