“Vrasësit me pagesë të rrezikshëm”, Hoxha zbulon ‘financuesin’ kryesor të këtyre krimeve të rënda

Aktualitet

“Vrasësit me pagesë të rrezikshëm”, Hoxha zbulon

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka deklaruar se vrasësit me pagesë sot janë një problem shumë i rrezikshëm edhe në Shqipëri.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Artan Hoxha tha se është një skuadër e tërë që del e rrahur por nuk del bosh asnjëherë.

Sipas Hoxhës, ata janë një skuadër shumë e kushtueshme dhe cilësorë dhe se kostoja e një atentati tregon peshën e atij që është ekzekutuar por edhe cilësinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndër të tjera Hoxha thekson se, një “financues” për këta vrasës me pagesë është kokaina

“Sot ata përbëjnë një problem në Shqipëri. Në momentin që krijon një profil ai krijon dhe tendencat Shumat kanë shkuar tek milioni euro.

Problemi që ka Shqipëria është që sot këta që janë të panjohur dhe pagesat e mëdha.

Si ka mundësi? Kokaina arrin të rrisë këto shuma. Shuma është në varësi të objektivit.

Është një skuadër që del e rrahur por nuk del bosh asnjëherë. Ata janë skuadër që janë të kushtueshëm dhe janë cilësorë. Varet kostoja e një atentati, tregon peshën e atij që është ekzekutuar pro edhe cilësinë”, tha Hoxha.

ME TE LEXUARAT