Vranësira dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Aktualitet

Vranësira dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh duke sjellë mot kryesisht të vranët por nuk do të mungojnë as intervalet me diell.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga -8°C në 05°C, në zonat e ulëta nga 02°C në 12°C dhe në zonat bregdetare nga 04°C në 14°C.

Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë e ulët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm me reshje të izoluara. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -9°C në -1°C dhe në zonat e ulëta nga -6°C në 02°C.

 

ME TE LEXUARAT