Vonesa në hyrje te “Air Albania”, media italiane shpjegon çfarë nuk po funksionon

Aktualitet

Vonesa në hyrje te “Air Albania”, media italiane shpjegon

Ka mbetur shumë pak nga fillimi i ndeshjes Roma-Feynoord në “Air Albania” dhe raportohet se shumica e tifozëve nuk janë ende brenda stadiumit.

La Gazetta dello Sport shkruan në seksionin dedikuar ekipit të Romës se gjithçka është gati, ose thuajse gati, për finalen e Konferencës së Ligës, pasi probleme të vogla janë shënuar jashtë stadiumit.

Fatmirësisht jo nga përplasjet mes tifozëve por nga mosfunksionimi i disa prej pajisjeve rrotulluese që lejojnë hyrjen ose jo të tifozëve në stadium.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Tifozët kanë vështirësi të mëdha dhe për momentin po hapen me dorë këto pajisje. Kanë mbetur edhe një orë e gjysmë deri në fillimin e garës dhe shumica e tifozëve nuk janë ende brenda stadiumit.

Për tifozët e Romës nuk është hera e parë, këto probleme kanë ndodhur edhe në stadiumin olimpik gjatë sezonit”, raporton media italiane.

 

ME TE LEXUARAT