Volejbolli i femrave/ Partizani dorëzon titullin, Tirana dhe Skënderbeu në finale

Aktualitet

Volejbolli i femrave/ Partizani dorëzon titullin, Tirana dhe

Partizani dorëzon titullin ndërsa Tirana dhe Skënderbeu janë dy ekipet finaliste te play off-it ne volejbollin për femra.

Në derbin e kryeqytetit, Tirana fitoi 3-1 ndaj Partizanit njësoj si në ndeshjen e parë dhe siguroi një biletë për në finale.

Bardheblutë fituan setin e parë 25-22 ndërsa ekipi i kuq ju kundërpërgjigj në të dytën pasi e mbylli me shifrat 21-25.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Megjithatë baraspesha ishte e përkohshme pasi Tirana reagoi në dy setet e tjera me të njëjtin rezultat 25-20.

Kaq mjaftoi që bardheblutë të siguronin një vend në finale aty ku gjejnë Skënderbeun që fitoi 3-1 me përmbysje ndaj Vllaznisë. Finalja e pare do te luhet ne datën 21 prill në Korçë.

ME TE LEXUARAT