Virusi “Koksaki” përhapet në Vlorë, mjekët: Izoloni fëmijët

Aktualitet

Virusi “Koksaki” përhapet në Vlorë, mjekët:

“Koksaki” i njohur si virusi gojë, këmbë, dorë është shumë ngjitës. Mjekja e pavionit të pediatrisë së Vlorës, Rina Llanaj kërkon që prindërit ti mbajnë në shtëpi fëmijë.

“Kohët e fundit është bërë gjithnjë e më prezente sindroma e infeksionit viral që quhet dorë, gojë, këmbë. Në këto dy muaj kemi kontaktuar rreth 30 raste dhe dy raste janë hospitalizuar. Paraqiten kryesisht në stadin kur ju ka rënë temperatura. Duke qenë që është shumë infektuese këshillojmë mos shkojnë në çerdhe, kopshte, shkolla. Ne ndalojmë në mënyrë kategorike që të shkojnë në institucione”

“Fillimisht nis me temperaturë të lartë dhe ku stabilizohet temperature nisin gjakosja e duarve, këmbëve, gojës. Kanë djegie kanë dhimbje”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për këtë lloj virusi nuk ka ndonjë kurë të posaçme ndaj pediatria këshillon sa më shumë lëngje dhe vitamina.

“Jemi përballë një virusi nuk ka mjekim specifik. Këshillojmë që të merren sa më shumë ujë, lëngje, ushqime të shëndetshme dhe vitamina”.

Ditët e fundit në urgjencën e pediatrisë në Vlorë është vënë re një rritje e të vegjëlve që marrin ndihmë mjekësore. Mesatarisht 60 fëmijë, një pjesë rezultojnë të prekur nga virozat e stinës dhe të tjerë nga infeksioni viral Koksaki. Shumë të tjerë marrin ndihmë tek pediatrit në qendra shëndetësore

ME TE LEXUARAT