Vihet në pranga 46-vjeçarja hajdute në Tiranë, i vodhi kartën e kreditit 42-vjeçarit

Aktualitet

Vihet në pranga 46-vjeçarja hajdute në Tiranë, i vodhi

Një 46 vjeçare është vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet për vjedhje.

Policia bën me dije se gruaja i ka vjedhur kartën e bankës një 42-vjeçari dhe me anë të saj ka tërhequr një shumë parash në bankomat. Menjëherë pasi konstatoi mungesën e kartës, 42-vjeçari fillimisht kontaktoi bankën për bllokimin e saj, por gruaja ia kishte marrë paratë.

Në këtë situatë ai i drejtohet policisë dhe bën një denoncim për vjedhje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetases M. N., 46 vjeçe, pasi i ka vjedhur kartën e bankës shtetasit D. H., 42 vjeç dhe me anë të saj ka tërhequr një shumë parash në bankomat”, thuhet në njoftimin e policisë.abcnews

ME TE LEXUARAT