VIDEO / “O kafshë”, motra e Egli Progës pret në derën e Gjykatës vrasësin e dyshuar të vëllait
Në gjendje të rënduar psikologjike, motra e Egli Progës ka pritur në derën e Gjykatës së Korçës mbërritjen e Kristi Meçes, i dyshuar si dhunuesi i Egli Progës dhe 3 personave të tjerë të akuzuar për moskallëzim krimi.
Vrasja e Egli Progës mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Pogradecit, në orët që pasuan u shoqërua me një sërë paqartësish mbi dinamikën dhe nëse ngjarja ishte një vdekje aksidentale si pasojë e konsumimit të alkoolit nga ana e viktimës apo një vrasje siç dyshimet janë më të shumta.
Në momentet e para kur i ndjeri u gjet në rrugë, mediat raportuan se sipas të dhënave paraprake, 42-vjecari në gjendje të dehur ishte rrëzuar dhe kishte gjetur vdekjen. Por konstatimet e para të mjekëve që tentuan t’i japin ndihmën e parë në spitalin e Pogradecit, ngritën dyshime se i ndjeri ishte dhunuar. Dhe verifikimet e mëpasme të policisë me pyetjen e dëshmitarëve në vendngjarje dhe pamjet e kamerave të sigurisë dolën në përfundimin dhe Egli Proga ishte dhunuar nga Denis Meçe dhe tre persona të tjerë të cilët tashmë janë arrestuar nga policia e Pogradecit. Ngjarja kishte ndodhur jashtë ambienteve të lokalit.
Njoftimi i parë zyrtar i policisë ka qenë të nesërmen e ngjarjes ku njoftonte arrestimin e personave të dyshuar, të cilët pas një konflikti për motive të dobëta kishin goditur duke i shkaktuar vdekjen viktimës Egli Proga.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Sakaq mes dyshimeve nëse policia e Pogradecit ka tentuar apo jo të devijojë dinamikën dhe autorësinë e ngjarjes, drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku ka urdhëruar nisjen e inspektimit në drejtorinë e policisë së Korçës për rastin e vrasjes së42-vjecarit, inspektimi i cili do të synojë verifikimin e të gjithë tërësisë së veprimeve dhe reagimit të punonjësve të policisë, prej momentit të parë të marrjes së njoftimit mbi ngjarjen, duke synuar nxjerrjen e përgjegjësisë dhe personave përgjegjës, nëse rezultojnë të tillë.