(VIDEO) Momentet e fundit të Egli Progës, veprimet që bëri para se të ndërronte jetë
Zbulohen momentet e fundit të 42-vjeçarit Egli Proga, që përfundoi viktimë e një sulmi të dhunshëm në ambientet e jashtme të një lokali në Pogradec, ditën e djeshme (11 Gusht).
“Report TV” dhe “Shqiptarja.com” disponojnë edhe videon ekskluzive të të ndjerit, çastet e fundit para se të dhunohej barbarisht nga i arrestuari Denis Meçi. Në videon e gjatë 1 minutë e 11 sekonda, të shkëputura nga një dyqan fruta-perimesh në Pogradec, pranë vendngjarjes, dallohet në fillim 42-vjeçari që del nga një ambient biznesi, që duket se e zotëronte vetë, teksa përpiqet ta mbyllë me çelës dhe me shumë vështirësi.
Proga dallohet se nuk mban dot ekuilibrin (dyshohet nga gjendja e dehur) dhe pas shumë përpjekjesh arrin ta mbyllë derën dhe nis të ecë i lëkundur në trotuarin e rrugës. Në dorë mban edhe një çantë të vogël, teksa kalon dyqanin dhe aty kamera mbaron vëzhgimin vizual.
Teksa vetëm pak momente më vonë, ai është sulmuar barbarisht dhe u shemb në asfaltin e rrugës. Por edhe pse u dërgua me urgjencë në spital pasi iu dha ndihma e parë në rrugë nga qytetarët, Proga fatkeqësisht ndërroi jetë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Për ngjarjen kanë nisur verifikimet e procedurave të ndjekura nga Policia e Pogradecit, me urdhër të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku, nëse ka pasur shkelje ligjore dhe hetimore paraprake. Motivet e ngjarjes së rëndë mbeten ende të panjohura dhe prokuroria e ka ende në hetim aktiv, ku po mbledh pamje, dëshmi dhe prova të tjera.