Vdiq pasi abortoi/ Zbardhet ekpertiza: Ja pse ndërroi jetë 34-vjeçarja Etleva Çullhaj
34-vjeçarja Etleva Çullhaj humbi jetën një ditë më parë pak orë pasi kishte abortuar një fëmijë në maternitetin e Elbasanit.
Pak më parë është bërë publike dhe ekspertiza që ka nxjerrë se vdekja e 34-vjeçares është shkaktuar si pasojë e tromboemboli, ose mpiksje gjaku.
Mjeku gjinekolog si dhe ai reanimator, Arben Paralloi dhe Behar Gjevori janë shoqëruar në 12 të natës në polici por janë lënë të lirë pas ekspertizës.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Nënë e dy fëmijëve, prej kohesh punonte në Elbasan ku merrte lokale të vogla me qira.
Trupi i 34-vjeçares është çuar në Baldushk të Tiranës pasi aty banonin prindërit e saj, ku edhe do t’i kryhet përcjellja për në banesën e fundit.