Vdekja e të riut shqiptar në burgun francez, vëllai: S’na thanë të vërtetën, duam drejtësi

Aktualitet

Vdekja e të riut shqiptar në burgun francez, vëllai: S’na

Shqiptari 29-vjeçari i arrestuar për vjedhje, Refik Mata, u gjet i pajetë brenda qelisë së burgut të  Tarascon në Francë. Autoritet  franceze deklaruan paraprakisht se kemi të bëjmë me një vetëvrasje, por ndryshe mendojnë familjarët e të ndjerit.

Lidhur më këtë ngjarje të rëndë të ndodhur 17 dhjetorin e vitit të kaluar, familjarët e Refiku Matës kërkojnë drejtësi dhe të hidhet dritë mbi vdekjen e njeriut të tyre të dashur.

Së fundmi vëllai i viktimës Bekim Mata, në një intervistë për Abcnews,hedh poshtë mundësinë që 29-vjeçari është vetëvrarë, ndërsa shton se autoritet e burgut në Francë nuk i kanë dhënë asnjë dokument me shkrim lidhur me vdekjen.

Bekim Mata tregon momentet e fundit dhe bisedat me Refikun, në dhjetor të vitit të kaluar. Bekimi shprehet se vëllai i tij kishte një telefon në qeli dhe komunikonte thuajse çdo natë me të dhe me familjen. Edhe natën tragjike, Bekimi kishe komunikuar me Refikun deri në mesnatë.

Më pas Refiku kishte komunikuar me një mik të tij deri në orët e para të mëngjesit të 17 dhjetorit. Sipas Bekimit, vëllai i tij nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim si dhe nuk kishte asnjë arsye për tu vetëvrarë. Ai ka një apel të fortë për shtetin shqiptar dhe autoritete përkatës. Ai kërkon të paktën një shpjegim zyrtarë nga autoritet franceze për të mësuar shkaqet e vërteta të vdekjes së 29-vjeçarit.

“Kam bërë denoncim në autoritet shqiptare dhe nuk kam asnjë përgjigje deri më tani. Si nga avokati i popullit, si nga ministria e jashtme dhe si nga Prokuroria e Përgjithshme.

I bëj apel shtetit shqiptar nga ana juridike të ndërhyjë për të marrë vesh të paktën si ndodhi.  E di që vëllanë tim nuk ma ngjallin dot, po të paktën një letër me shkrim, si, tek, qysh, si ndodhi.  Këtë kërkoj nga autoritet shqiptare dhe franceze.” thekson Bekim Mata.

Vëllai i të ndjerit ka dërguar në redaksinë e Abcnews.al, edhe videot nga celulari i Refikut. Në këto video shihen ambientet e jashtme të burgut në Francë

ME TE LEXUARAT