Vdekja e 67-vjeçarit në Korçë, flasin dëshmitarët: Theva xhamat, por gjithçka ishte e mbuluar nga tymi

Aktualitet

Vdekja e 67-vjeçarit në Korçë, flasin

Edmond Ramollari është 67-vjeçari që humbi jetën në Korçë pasi shtëpia ku jetonte u përfshi nga flakët.

Babai i katër fëmijëve, jetonte i vetëm, teksa fqinjët kanë parë zjarrin dhe janë përpjekur ta ndihmojnë, por për shkak të tymit nuk kanë mundur ta nxjerrin.

Fëmijët e 67-vjeçarit jetonin në Greqi dhe për të kujdesej një mbesë. Mbeten ende të paqarta rrethanat e ngjarjes së rëndë, por burime bëjnë të ditur se shtëpia që u dogj nuk ishte e tij, por e një të afërmi që nuk jetonte në Korçë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zjarri mendohet të jetë shkaktuar nga një ngrohëse elektrike që ka bërë të marrë flakë një batanije dhe më pas krejt banesa.

ME TE LEXUARAT