Vdekja e 30-vjeçares 4 ditë pas lindjes, familjarët akuzojnë mjekët: E panë të vuante, s’e prekën me dorë

Aktualitet

Vdekja e 30-vjeçares 4 ditë pas lindjes, familjarët

Trupi i pajetë i 30-vjeçares Mimoza Veizaj, e cila humbi jetën në maternitetin ‘Koço Gliozheni’ 4 ditë pasi kishte lindur fëmijën e saj të parë, është tërhequr sot nga morgu.

Familjarët e saj akuzojnë mjekët për neglizhencë. Sipas tyre, gruaja nuk kishte pasur asnjë problem shëndetësor më parë dhe është paraqitur në spital me ankesa për dhimbje brinjësh dhe këmbësh.

Jashtë kamerës, familjarët e 30-vjeçares thonë se dyshimet janë për trombozë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Faji është i doktorit, i ka bërë gjilpërë shumë. Ta fusnin në sallë te operimit nëse nuk ka pasur mundësi të lindte vetë.

Mjekët duan lekë. Kishte dhimbje këmbësh, na tha se po më del gjilpëra efekti i gjilpërës. Dhe kishte dhimbje të forta.

Doktorët e shikonin të vuante dhe s’e preknin me dorë. Analizat kanë qenë të shkëlqyera. Asnjë shqetësim nuk ka pasur goca jonë. 30 vjeç, asnjë lloj sëmundjeje nuk ka pasur.

30-vjeçarja Veizaj kishte 3 vjet që ishte zhvendosur së bashku me të shoqin nga Ballshi në Tiranë, ku jetonte me qira. Fëmija që solli në jetë ishte i pari për të.

ME TE LEXUARAT