Vdekja e 3-vjecares, procedohet mjeku në Elbasan: Neglizhoi mjekimin

Aktualitet

Vdekja e 3-vjecares, procedohet mjeku në Elbasan: Neglizhoi mjekimin

Nje dite pas vdekjes se vajzes 3-vjecare ne spitalin e Elbasanit, policia ka proceduar mjekun qe trajtoi rastin.

Edhe pse familjarët e 3-vjeçares në Elbasan nuk ngritën asnjë pretendim për neglizhencë të mjekëve, hetimet e policisë kanë vërtetuar të kundërtën.

Gentian Alla, ditën kur vajza ka shkuar në spitalin rajonal e që më pas ndërroi jetë, ka qenë mjek roje dhe sipas uniformave blu nuk i ka dhënë ndihmën e duhur mjekësore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për pasojë, sot 47-vjeçari është vënë në hetim për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

"Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u procedua penalisht për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, shtetasi G. A., 47 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë mjek në Spitalin Rajonal Elbasan, pasi ditën e djeshme është dërguar në spital, në gjendje të rëndë për jetën, një shtetase e mitur 3 vjeçe, e cila pas disa orësh dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të neglizhencës në trajtimin mjekësor.

ME TE LEXUARAT