Vdekja e 3-vjeçares, nis hetimi ndaj mjekut të Elbasanit

Aktualitet

Vdekja e 3-vjeçares, nis hetimi ndaj mjekut të Elbasanit

Policia e Elbasanit ka proceduar penalisht mjekun e Spitalit të Elbasanit, pas vdekjes së fëmijës 3 vjeçe në Pediatri.

Policia njofton se ka nisur procedimi ndaj mjekut 47-vjeçar G. A., pasi akuzohet për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u procedua penalisht për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, shtetasi G. A., 47 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë mjek në Spitalin Rajonal Elbasan, pasi ditën e djeshme është dërguar në spital, në gjendje të rëndë për jetën, një shtetase e mitur 3 vjeçe, e cila pas disa orësh dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të neglizhencës në trajtimin mjekësor. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT