Valë arrestimesh në Tiranë orët e fundit/ Vihen në pranga 20 persona. Zbardhen akuzat
Lajmifundit
/
22 Mars 2023, 11:10
Aktualitet
Një operacion anti-drogë është zhvilluar në kryeqytet ku bëhet me dije se janë arrestuar rreth 20 persona.
Burimet theksojnë se policia ka shënjestruar një grup kriminal që shpërndante drogë pranë shkollave në Tiranë.
Në kuadër të operacionit janë vënë në pranga rreth 20 persona.
Të arrestuarit dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal që operon në kryeqytet, por deri tani nuk dihen detaje lidhur me aksionin.
Pritet një informacion zyrtart nga policia.