“Unë e vrava"/ 17-vjeçari pranon ekzekutimin e Bledar Dedjas, çfarë ndodhi mes tyre ditën e krimit

Aktualitet

“Unë e vrava"/ 17-vjeçari pranon ekzekutimin e Bledar

Adoleshenti i arrestuar në Itali, si autori i vrasjes së shqiptarit Bledar Dedja ka pranuar se e ka kryer krimin.

“Po, unë e vrava”- ka qenë deklarata e tij para karabinierëve, të cilët e arrestuan.

Ndërkohë, motivi i krimit mbetet ende mister, pasi i mituri nuk ka rrëfyer asnjë detaj tjetër për ngjarjen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia ra në gjurmët e 17-vjeçarit pasi kamerat e sigurisë pranë vendit ku shqiptari punonte, kishin kapur momentin kur djali hipte në makinë ne 39-vjeçarit, pak para orës së vrasjes, duke vërtetuar se ai ka qenë i fundit që ka pasur kontakt me të. Por gjithashtu, në makinën e shqiptarit u gjetën shenjat e gishtave të të miturit.

Nga ana tjetër, djali kishte disa plagë të shkaktuara me thikë në duar, që dëhsmonin përplasjen fizike të tij me Dedjana, para se ta qëllonte plot 20 herë dhe t’i merrte jetën.

Deri më tani, dyshohet se Dedja, i martuar me dy fëmijë të vegjël, takonte gra dhe të rinj për të kryer marrëdhënie seksuale. Në celularin e dytë të viktimës, hetuesit gjetën prova të kontaktit mes Bledar Dedjas dhe të dyshuarit. Në biseda është zbuluar se të dy kishin rënë dakord të takoheshin pikërisht në ditën e vrasjes.

Takimi i parë mes 17-vjeçarit dhe shqiptarit është zhvilluar rreth një vit më parë në ambientet e punës së Bledarit. Në atë periudhë, 39-vjeçari dyshohet se e bindi adoleshentin të fillonte një marrëdhënie seksuale në këmbim të parave. Një nga hipotezat mbi të cilat po punon prokuroria është se 17-vjeçari ka dashur të ndërpresë lidhjen, por Bledari nuk pranoi dhe gjithashtu e shantazhoi.

ME TE LEXUARAT